Një nga tragjeditë më të mëdha në futboll është ajo e Emiliano Sala, sulmuesi që vdiq në një aksident ajror, teksa po fluturonte nga Nantes për në Uells, për të nënshkruar me Cardiff City. U deshën ditë të tëra që trupi i tij dhe i të tjerëve që ndodheshin në aeroplan të gjendeshin.
Raporti i fundit zbulon një detaj të rëndësishëm për aksidentin. Piloti i aeroplanin, 28-vjeçari David Ibbotson, nuk kishte pasur një licencë për drejtimin e mjetit fluturues, prej vitit 2018.
Rapori i AAIB zbulon se piloti nuk ishte i kualifikuar të fluturonte natën dhe nuk kishte përvojë në përdorimin e instrumenteve të aeroplanit që po drejtonte. Piper Malibu N264DB, me një motor, gjithashtu ishte i palicencuar për të fluturuar në kushte të tilla.
BBC shkruan se në raport thuhet se aeroplani nisi të shpërthente në ajër dhe Ibbotson u mundua ta rimerrte kontrollin e tij. Ai kishte humbur kontrollin e aeroplanit dhe kishte tentuar të shmangte një re. Gjithsesi ai nuk ia doli dhe mjeti me të cilin Sala po fluturonte ra në det, në veri të Guernsey. E gjithë ngjarja ndodhi më 21 janar të vitit 2019. /abcnews.al