Hannover është ndër klubet më të prekura nga koronavirusi. Ditën e djeshme doli pozitiv Timo Hubers. 23-vjeçari u infektua nga Covid-19, ndërsa sot ka dalë pozitiv edhe Jannes Horn. Infektimi i mbrojtësit është konfirmuar nga vetë klubi që garon në Bundesliga 2.
Paniku të Hannover, skuadrës me të cilën është pjesë edhe Florent Muslija, është në kulm dhe drejtuesit shpresojnë që të mos ketë raste të tjera. Gjermania është një nga shtetet evropiane ku Coronavirusi është përhapur.
Deri më tani numërohen më shumë se 1000 raste, kurse vdekshmëria ka qenë e ulët. Vetëm 3 viktima ka pasur deri tani në këtë vend, teksa janë marrë të gjitha masat nga autoritetet për ta kaluar këtë situatë të jashtëzakonshme. /abcnews.al