Emanuel Adebayor është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e Copa Libertadores, për shkak se ka goditur me shkelm kundërshtarin e tij. Ishte minuta e 72-të e takimit dhe sulmuesi hapi këmbën për të kapur topin.
Ai nuk e pa kundërshtarin, i cili ishte i detyruar të duronte goditjen e sulmuesit. Adebayor u ndëshkua me të kuq, edhe pse kërkoi falje për ndërhyrjen e tij.
Për sulmuesin 36-vjeçar kjo ishte ndeshja e dytë në Copa Libertadores dhe fatmirësisht ekipi i tij, Olimpia (Paraguai) triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1, kundër Defensa y Justicia (Argjentinë). /abcnews.al
https://twitter.com/AgustinBassoUY/status/1237932817214038017?s=20