FSHF njoftoi një ditë më parë vendimin që ndeshjet e kampionateve të futbollit në vendin tonë të luhen me dyer të mbyllura. Shkak është bërë situata e krijuar së fundmi nga Coronavirusi, që sot edhe shkaktoi viktimën e parë në vendin tonë. FSHF sot ka njoftuar se ka anuluar grumbullimet e kombëtareve të moshave.
NJOFTIMI – Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anulimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:
1. U – 15 grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020. /abcnews.al