Roma në hall para ndeshjes me spanjollët e Sevilla. Klubi italian luan në transfertë të enjten dhe duke qenë se Spanja ka anuluar fluturimet me Italinë, verdhekuqtë do të duhet të ndjekin një tjetër itinerar.
Me avion ata do ta zbarkojnë në Portugali dhe më pas pjesën tjetër të rrugës do e bëjnë me autobus. Kjo pjesë e problemit është zgjidhur nga Roma, por në Spanjë i tremben një përballjeje me ta, për shkak se në Itali Coronavirusi është përhapur në masë.
Calciomercato.com sjell një skenar tjetër, sipas të cilit disa lojtarë të Sevilla nuk duan të luajnë të enjten në ndeshjen e Europa League, kundër Romës. Madje shqetësimin e tyre ata ia kanë transmetuar edhe drejtuesve më të lartë të klubit. /abcnews.al