Real Socidead ka marrë një fitore të artë 1-2 në trasnfertë përballë Eibar, falë golave të Oyrzabal dhe Ëilliam Jose. Të besuarit e Algulacil me këtë triumf, ngjiten në kuotën e 46 pikëve në vend të katërt, vetëm një pikë më pak se SEvilla në vend të tretë.
Oyrzabal zhbllokoi rezultatin e takimit në minutën e 16-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 13 minuta më vonë, Eibar kishte mundësinë të barazonte, por Orellana u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Sulmuesi kryesor i Sociedad, Ëilliam Jose, çoi shifrat në 0-2 në minutën e 75-të, duke sjellë qetësinë në kampin mik. Penalltia e tretë në këtë takim u akordua në minutën e 90-të dhe Charles, u tregua i saktë për Eibar. Megjithatë, vendasit nuk ia dolën të barazonin në sekondat e mbetura dhe Sociedad u largua triumfues, 1-2./abcnews.al

