90 milion euro për një mbrojtës, City gati t’i plotësojë dëshirën Guardiolës

schedule20:42 - 10 Mars, 2020

schedule 20:42 - 10 Mars, 2020

Mbrojtja është reparti më pak cilësor te Manchester City dhe Pep Guardiola do të shpenzojë në verë për të përforcuar defensivën. Një ndër lojtarët e preferuar të trajnerit spanjoll është Milan Skriniar.

Sllovaku është kthyer në “murin” e mbrojtjes së Interit, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023. Vështirë që 25-vjeçari të qëndrojë kaq gjatë në Milanon zikaltër, edhe pse Interi nuk ka dëshirë të privohet nga shërbimet e tij.

Mediat angleze raportojnë se City ka gati 90 milion euro për Skriniar. Anglezët e cilësojnë lojtarin si përforcimin ideal për mbrojtjen dhe shpresojnë që oferta e tyre të pranohet nga klubi italian. /abcnews.al

 

Milan Skriniar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!