Koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në Shqipëri. Janë konfirmuar deri tani 6 rastet e para ku 5 prej tyre lidhje të ngushta familjare ndërsa një 30 vjeçar është infektuar gjatë një vizite në Itali.
Në lidhje me këtë situatë ka nisur në disa rrethe dezinfektimi i disa institucioneve publike. Dezinfektimet janë bërë në rrethet Pukë, Vlorë, Tiranë.
Sakaq edhe qyteti i Fierit ka nisur dezinfektimet në institucionet publike siç janë ambientet e spitalit, policisë, shkollat e çerdhet.
Ndërkohë në një njoftim Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do të ketë një komunikim për median në orën 12:00 në lidhje me situatën e Koronavirusit në Shqipëri./abcnews.al