Juventusi e ka detyrim të kalojë në raundin tjetër në Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë francezët e Lyon, që në takimin e parë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0. Problemi i bardhezinjve është fakti që janë të detyruar të luajnë në shtëpi pa praninë e tifozëve.
Mediat në Itali raportojnë se klubi nga Torino mendoi ta zhvendoste ndeshjen në Maltë, në mënyrë që të kishte tifozë. Kjo pistë ra poshtë pasi maltezët e hodhën poshtë kërkesën. “Tuttosport” raporton se u mendua edhe një skenar tjetër.
“Air Albania Stadium” ishte opsioni tjetër i Juventusit, por një ditë më parë qeveria shqiptare, për shkak të konfirmimit të rasteve të para me Coronavirus në Shqëipëri, bllokoi fluturimet nga Italia e Veriut dhe kështu nuk mund të luhej takimi i Champions League në kryeqytetin tonë. /abcnews.al