Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Goli i Ramsey dhe magjia e Dybala, Interi “heq dorë” nga titulli

schedule22:42 - 8 Mars, 2020

schedule 22:42 - 8 Mars, 2020

Është mbyllur takimi kryesor i javës së 26-të në Serie A mes Juventusit dhe Interit, me bardhezinjtë që kanë marrë një fitore të pastër 2-0. Pas një pjese të parë shumë të luftuar, të besuarit e Sarrit arritën të zgjidhin gjithçka në pjesën e dytë.

Në minutën e 54-ët të sfidës, Aaron Ramsey shënon golin e parë, për të zhbllokuar shifrat. Pas një aksioni të gjatë të futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”, mesfushori uellsian është në kohën dhe vendin e duhur për të shënuar.

LEXO EDHE: VIDEO | Ronaldo për pak e dreqosi, Ramsey kalon Juventusin në avantazh

Paolo Dybala u aktivizua nga stoli në këtë sfidë, duke u futur në fushë në minutën e 59-të. Tetë minuta më vonë, ylli argjentinas shënon një supergol, duke dribluar thuajse të gjithë skuadrën e Interit. Gol fenomenal dhe një mëkat që në stadium nuk kishte asnjë tifoz për ta shijuar live.

Juventusi merr kështu tri pikë të arta përballë ekipit të Contes, duke shkuar në kuotën e 63 pikëve. Juven mund ta ndalë vetëm Lazio për titullin kampion, që ka një pikë më pak. Ndërsa Interi numëron vetëm 54 pikë, një distancë e konsiderueshme me ekipet e kreut, pavarësisht se ka një ndeshje më pak të luajtur./abcnews.al

Serie A, java 26

Juventus – Inter  2-0
Ramsey 54′, Dybala 67′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!