Skuadra e Flamurtarit mori një rezultat të mirë sot përballë Teutës në transfertë, barazim 1-1. Madje, ishte ekipi vlonjat që kaloi i pari në avantazh, me anë të një supergoli nga Haruni. Teuta barazoi me anë të Çyrbjas, pasi Moçka i priti penalltinë Kallakut. Për këtë episod, si dhe për një episod tjetër në takimin kundër Tiranës, ekipi i Flamurtarit ka pasur ankesa.
Postimi i Flamurtarit:
“Duke qene se moviolen per Flamurtari F.C nuk e bene asnje nga mediat apo gazetat sportive , detyrohemi ti japim me fakte dhe video .
– Ndeshja Flamurtari F.C vs KF Tirana ne minuten e 37 brenda zones te Tiranes pas goditjes te kendit ka top te prekur me dore nga Sidibe . Dora nuk eshte ne pozicionin natyral dhe per kete arsye duhet dhene 11 m .
– Ndeshja KF Teuta vs Flamurtari F.C pas nje piruete ne zone jepet 11 m ne favor te Teutes. Te dashur arbitra futbollin mos e shikoni si balet vetem ne rastet kur perball si kundershtar eshte Flamurtari F.C. Gjithashtu sipas rregullores goli eshte i pavlefshem sepse Cyrbja eshte nisur para se te ekzekutohet 11-m . Me rregullore thuhet “goli anulohet dhe jepet faull me 2 takime ne favor te mbrojtjes“.