Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura të shiut, shembet ura në Pogradec

schedule18:10 - 8 Mars, 2020

schedule 18:10 - 8 Mars, 2020

Reshjet intesive të shiut përgjatë 24 orëve të fundit në Pogradec kanë shkaktuar probleme kryesisht në lumenj.

Në njësinë administrative Çerravë reshjet e shiut kanë shembur urën që lidh dy lagjet të Çerravës si pasojë e prurjeve të shumta. Vetë kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli dhe punonjës të Ndërmarrjes së Punëve Publike ishin në zonë ku panë nga afër problematikën.

Sipas N/kryetarit Paskalino Ziko do të merren masa të menjëhershme për të bërë të mundur rindërtimin e urës prej 12 metrash me konstrukt metalik në mënyrë që të rivendoset lëvizja e banorëve.

Në 48 orët e fundit në Pogradec ka pasur reshje të shumta shiu ndërkohë që ndërhyrje  janë duke u bërë edhe në lumin e Starovës dhe Vërdovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!