Befasi e madhe në Durrës, aty ku skuadra e Teutës është ndëshkuar nga Flamurtari vendit të fundit kur kishin kaluar vetëm 12 minuta lojë. Jo vetëm një gol, por mjaft i bukur ai i shënuar nga Shaqir Haruni.
Indio Oliveira vertikalizoi mjaft bukur për vlonjatin, i cili bën një lëvizje shumë të bukur përballë portierit Frashëri, të cilin pasi e shmang e ndëshkon me gol. /abcnews.al