Kryeministri italian Giuseppe Conte ka firmusor dekretin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për të përballuar emergjencën e koronavirusit që ka përfshirë Italinë. Në këtë dekret 16 milionë italianëve u ndalohet lëvizja nga territoret e vendbanimeve të tyre, pasi përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Conte përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se dekreti hyn menjëherë sot në fuqi deri më 3 prill 2020 sipas këtij dekreti ndalohen rreptësisht hyrje daljen e banorëve në zonat më të prekura nga virusi kryesisht në veri të Italisë.
Me qëllim ndaljen e limitimin e përhapjes së virusit COVID-19 në të gjithë territorin e Lombardisë dhe në territoret e 15 provincave Modena, Parma, Piacenza, Regio Emilia, Rimini, Pesaro, Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano-Cusio-Ossola, Vercelli, Padova, Treviso e Venezia ndalohet çdo lëvizje e personave fizikë në hyrje e në dalje të këtyre territoreve si dhe brenda vetë territoreve me përjashtim të lëvizjeve të motivuara për nevoja pune o shëndeti. Por lejohet hyrja e personave që kanë në këto zona banesat e rezidencat e tyre.
Për individët në regjim karantine brenda këtyre territoreve është absolutisht e ndaluar të lëvizin nga banesat e tyre. Lokalet e restorantet duhet të respektojnë orarin e hapjes nga ora 6.00 deri më 18.00 si dhe në fundjavë do të qëndrojnë të mbyllura qendrat tregtare si dhe strukturat mesatare e të mëdha të shitjes.
Në nivel kombëtar shtohen gjithashtu masa të reja si pezullimi i aktivitetit të pube-ve, diskotekave, sallave të lojërave, sallave të basteve, sallave të bingove, të lokaleve të kërcimit që në rast shkelje u hiqet licenca e ushtrimit të biznesit.
Ndërkohë pronarët e restoranteve e lokaleve, si dhe bizneseve duhet të garantojnë distancën të paktën 1 metër nga një klient në tjetrin, Pezullohet çdo tip manifestimi , eventi ose spektaklit kinematografik ose teatral publik e privat, pezullohet hapja e muzeve, institucioneve e objekteve të kulturës.
Ndërkihë si pasojë e koronavirusit deri më tani në Itali kanë humbur jetën 233 persona dhe mbi 5 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al