Të shtëna me armë zjarri në Athinë, plagoset shqiptari

schedule21:27 - 7 Mars, 2020

schedule 21:27 - 7 Mars, 2020

Të shtëna me armë ka patur në Athinë, Greqi. Mësohet se ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune ndodhi në rrugën bregdetare pikërisht në restorantin Eden.

Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur një shqiptar i cili është transportuar menjëherë në spitalin Voula Asklepieion të Athinës raporton abcnews.al.

Sipas njoftimeve të policisë deri më tani, ka pasur një përplasje me armë ku janë përfshirë katër persona, të cilët filluan të shtinin nga një dyqan dhe vazhduan shkëmbimin e zjarrit edhe në rrugë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, një prej këtyre katër personave ra në tokë dhe mbeti i plagosur më pas Autorët që qëlluan hipën në një makinë dhe u zhdukën nga vendngjarja.

Menjëherë ka mbërritur policia e Athinës e cila është vënë menjëherë në kërkim të autorëve ndërsa grupi hetimor është duke kqyrur vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet e vërteta që kanë shkaktuar këtë konflikt me armë por nga çfarë raportojnë mediat greke, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!