Borussia Dortmund ka mposhtur me rezultatin 1-2 ekipin rival të Borussia M’Gladbach. Verdhezinjtë triumfuan në këtë derbi, duke marrë tri pikë të arta. Golat nga Hazard dhe Hakimi i dhanë fitoren djemve të Favre.
Hazard shënoi në minutën e tetë të sfidës, duke përfituar nga një asist i Haaland. Belgu bën gjithçka mirë brenda zonës dhe shënon me të majtën.
Borussia M’Gladbach arriti të barazojë shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Lars Stindl shëni në minutën e 50-të, për të çuar shifrat në 1-1.
Të besuarit e Lucien Favre do të shënonin sërish në minutën e 71-të, me anë të Hakimit. Mbrojtësi mori një pasim të përkryer nga Sancho dhe i dha fitoren Dortmundit me golin e tij. Verdhezinjtë parakalojnë Leipzig dhe tashmë, janë ata rivalët direkt për Bayern Munchen kryuesues./abcnews.al