Takimi mes Ferizaj dhe Trepça 89 është mbyllur me fitoren e vendasve, me rezultatin e thellë 4-0. Dopieta e Dajakut, Sadriu dhe Hajdarevic vendosën rezultatin final të sfidës.
Ndeshja u dominua nga Ferizaj, që mori tri pikë të arta në shtëpi. Dajaku ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, madje goli i tij i hapi udhë suksesit. Në pjesën e dytë, Ferizaj shënoi dhe tre herë të tjera, për të marrë triumfin.
Kjo fitore, e ngjit Ferizajn në kuotën e 25 pikëve, vetëm një pikë më pak se Trepça. Mbijetesa tashmë nuk është e pamundur dhe kjo fitore, e afron edhe më shumë Ferizajn me zonës e sigurisë./abcnews.al
IPKO Superliga, java 22
Ferizaj-Trepça 4-0
T. Dajaku 10′ 51′, Sadriu 66′, Hajdarevic 86′