Nisi sot në “Abc News” emisioni “Vetting” i gazetares Luljeta Progni.
Në edicionin e parë, këtë 7 mars, edicioni pati në fokus mësuesit në Shqipëri.
Emisioni u fokusua tek drejtorët e shkollave të shkarkuar për skandale. Rasti i parë ishte ai i Mimoza Kuçit, e cila u bë pjesë e spotit të Partisë Socialiste në qershor 2013, por një vit më vonë u shkarkua nga detyra e akuzuar për korrupsion dhe dosja i kaloi për hetim prokurorisë.
Një rast i ngjashëm ishte ai i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në Lushnje, Luiza Tabaku, e cila gjithashtu u shkarkua nga detyra për korrupsion. Madje nga përgjimet u zbulua se mësueset përballeshin me presione për shërbime seksuale nga drejtues të lartë të DAR apo zyrtarë të PS.
Për më tepër, ndiqni emisionin e plotë “Vetting”, transmetuar sot në Abc News: