Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Pjesë e parë pozitive për Valencian, Parejo i jashtëzakonshëm

schedule21:51 - 6 Mars, 2020

schedule 21:51 - 6 Mars, 2020

Daniel Parejo është një mjeshtër i goditjeve të dënimit dhe sonte ka dhuruar perlën e radhës. Valencia po luan në një fushë të vështirë si ajo e Alaves, pjesa e parë u mbyll 0-1 dhe kapiteni ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 34-t.

Miqtë fituan një goditje dënimi afër zonës së 16-të metrave dhe goditjen e mori përsipër 30-vjeçari. Parejo lëshoi një gjuajtje fantastike dhe topi përfundoi në trekëndësh. Skuadra e Celades po lufton fort për një vend në katërshen e parë dhe ruajtja e këtij avantazhi është shumë e rëndësishme.

Një rezultat pozitiv do t’i bënte mirë edhe në aspektin psikologjik Valencias për sfidën e kthimit ndaj Atalantës në Champions. Spanjollët u mposhtën 4-1 në “San Siro” dhe të martën në mbrëmje, në një stadium pa tifozë, do të tentojnë përmbysjen e madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!