Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano, është drejt largimit nga Seria A. Meksikani që nga mbërritja në jugun e Italisë e humbi shkëlqimin që pati në Holandë. Kur luante në radhët e PSV-së ai kishte një rekord shumë të mirë, ku shënoi 40 gola dhe asistoi 23 të tjerë në vetëm 79 ndeshje.
Ndërsa me fanellën e Napolit është një situatë krejt tjetër. Lozano numëron vetëm 90 minuta lojë në këtë sezon dhe po e mendon seriozisht largimin nga napolentanët. Gjithashtu, dhe ulje ngritjet e Napolit këtë sezon janë dhe një arsye më shumë për të provuar një aventurë të re.
Sipas raportimit nga “Calcio Mercato”, janë tre klube angleze që interesohen për shërbimet e sulmuesit anësor. Bëhët fjalë për West Ham, Wolwes dhe Everton, të cilët po monitorojnë me kujdes situatën e Lozanos. Kartoni i tij vlerësohet rreth 21.5 milionë sterlina dhe në merkaton e verës me siguri do të kemi zhvillime të reja. /abcnews.al