Rëndësia e ekos koksofemorale te fëmijët, mjeku Behar Toçilla jep detaje

schedule08:53 - 6 Mars, 2020

schedule 08:53 - 6 Mars, 2020

Mjeku radiolog në Spitalin Amerikan 1, Behar Toçilla  ka dhënë detaje në lidhje me rëndësinë që ka realizimi i ekos koksofemorale te fëmijët. Nga ABC e mëngjesit ai ka theksuar se tashmë prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe për ta kapur në kohë nëse fëmija i tyre mund të ketë një problem me zhvillimin e kockave duhet ti bëjnë me patjetër këtë ekzamimin.

Sipas doktorit Toçilla ky është një ekzaminim që zgjat shumë pak dhe nuk shkakton dhimbje te foshnjat.

“Ekografia koksofemorale është një ekzaminim si të gjithë të tjerët, por specifik për bebet që ne e përdorim për studimin e kyçit të këllkut apo qafokut, ne ndryshe e njohim si artikulacioni koksofemoral. Baza e studimit të këtij ekzaminimi është përdorimi i ultratingujve duke e bërë një studim pa dhimbje për bebet. Duke qenë se ka disa lloj rekomandimesh dhe rekomandimi më i fundit i shoqatës amerikane të shëndetsisë është se bebet që kanë më shumë faktorë rreziku që mund të shkaktojnë këtë lloj sëmundje dhe kanë një rekomandim nga  neonatologu ky është një ekzaminim që duhet të kryehet në javën e 4-6. Gjithashtu dhe për fëmijët që kanë një trashëgimi familjare në sëmundjen zhvillimore kërcore”, tha doktori.

Ai ka theksuar se është e domosdoshme ralizimi i këtij ekzaminimi në moshë sa më të vogël në momentin që konckat akoma nuk kanë marrë atë formën e tyre të plotë.

Për të qenë sa më të mbrojtur nga një problem i tillë doktori është shprheur se në paketën e lindjes në Spitalin Amerikan është një protokoll i vendosur që duhet të kryhete nga të gjithë bebet, mbi të gjitha te ato fëmijë që kanë dyshime.

Informacionet që ne marrim përmes kësaj është përputhshmëria e kyçit të këllkut sepse ai ka një anatomi të tillë që krahasohet me përputhshmërinë e topit me një fole dhe nëse ky kyç ëhstë i keqzhvilluar koka del nga vendi dhe mund të japë një këmbë të shkurtër ku fëmija në të ardhmen gjatë zhvillimit mund të krijojë një invalitet. Në ekografi ne arrijmë të identifikojmë këtë grupë dhe pozicionimin e kësaj koke, duke bërë dhe klasifikimin e kyçit”, është shprehur ndër të tjera Toçilla.

Pjesë nga biseda në studio.

A është trajtim i vështirë?

Në varësi të moshës, deri në moshën 6 mujore përdoren fiksuesit ndërsa më pas mund të bëhet allçi ose me metoda të tjera.

Nëse ti e bën këtë ekokrafi merret informacioni i duhur?

Ndaj dhe ekzaminimi bëhet në periudhën 4-6 javë pasi konckat janë kërcore dhe kjo bën që të rikuperohen më shpejt. Kjo nuk është një situatë që duhet të shkaktohet alarm pasi nuk ka shumë raste por duhet që patjetër të merren masat e duhura dhe në kohë. Pasi ky është një problem që ndikon dhe në të ardhmen.

Doktor ju theksuar se ky ëhstë një ekzaminim i cili nuk ka dhimbje te bebet por në kohëzgjatje ka shumë ndikim?

Kohëzgjatja lidhet me problematikën që mund të konstatohet, pasi nëse ka një fëmijë normal dhe të qetë deri në 15 minuta./abcnews.al