Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, duket se e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi. 24 vjeçari u aktivizua si titullar në takimin kundër Portsmouth në FA Cup, por pas vetëm 20 minutash lojë, u largua me barrelë, pas një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit James Bolton.
Torreira dëmtoi kaviljen e tij dhe sezoni duket i mbyllur. Uruguaiani ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të “Topçinjve” në dy sezonet e fundit, duke qenë motor në mesfushë dhe duke asistuar më së miri rolin e ri të Granit Xhakës.
Arteta e kishte gjetur dyshen e tij të mesfushës me Torreiran dhe Xhakën, por tani duhet të ndryshojë sërish planet. Problemet tek Arsenali duket se nuk kanë fund./abcnews.al