Komplikacionet nga gripi marrin nje tjetër jetë në vendin tonë. 50 vjeçarja që gjeti vdekjen në spitalin e Korçës të mërkurën, ishe prekur nga virusi i tipit A.
Pas analizave në Institutin e Shëndetit Publik përfaqësuesja e Task-Forcës për virusin e ri korona, Eugena Tomini, mohoi që 50 vjeçarja të ishte prekur nga Covid 19.
“Rasti i Korçës ka qenë një rast kompleks. Testuar nga laboratori i virologjisë ka rezultuar grip pozitiv tipi A. I testuar dhe për Covid rezultoi negativ”, tha Tomini.
Numri vdekjeve nga gripi stinor ka shkuar në katër këtë sezon. Ndërkohë tëtë të dyshuar të tjerë për koronavirus në 24 orët e fundit kanë rezultuar negativ.
“Në total numri i rasteve të testuara deri në këto momente ka shkuar në 50 raste të dyshuara, dhe sërish janë të gjitha negativ”, u shpreh Tomini.
Përfqësuesja e Task-Forcës për koronavirusin mohon mungesën e kiteve për analizat e Covid 19 ndërsa shprehet se Shqipëria për kryerjen e testeve laboratorike ndjek protokollin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Aktualisht disponojnë kite dhe kapacitete diagnostike pranë laboratorit te virologjisë së Institutit të Shëndetit Publik”, tha më tej Tomini.
Në të gjitha pikat kufitare 24 orët e fundit kanë hyrë rreth 18 mijë udhëtar që sipas Ministrisë së Shëndetësise iu është kontrolluar temperatura. Ndërkohë nga telefonatat drejtuar Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore, 32 persona, janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale në rrugët e frymëmarrjes dhe histori udhëtimi me Italinë./abcnews.al