Coronavirusi ka marrë skenën. Virusi, që ka shkaktuar mijëra të vdekur anembanë botës, ka bërë që shumë ndeshje futbolli të shtyhen, ndërkohë që së fundmi është menduar si zgjidhje zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura.
Para pak ditësh për Coronavirusin u pyet edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili e pa të paarsyeshme diçka të tillë dhe u tregua i drejtpërdrejtë me gazetarin: “Jam i shqetësuar, si të gjithë. Unë jetoj në këtë planet dhe dua të ndihem i sigurt dhe i shëndetshëm. I uroj të gjithëve më të mirën, por mendimi im nuk është i rëndësishëm. Nuk është e rëndësishme se çfarë thonë të famshmit.
Njerëz si unë, pa njohuri, që flasin për Coronavirusin. Ata që duhet të flasin janë njerëzit që dinë rreth tij dhe që japin informacione të dobishme, jo trajnerët e futbollit. Nuk e kuptoj politikën, Coronavirusin… Pse unë? Unë vë një kapele bejsbolli dhe kam një mjekër të lezetshme. Kaq”.
? Ihre Meinung zum Coronavirus, Herr Nagelsmann? #CoronaVirusDE #WOBRBL pic.twitter.com/5sy6s0CfrE
— Sportschau (@sportschau) March 5, 2020
BATUTA E TRAJNERIT TË RB LEIPZIG – Julian Nagelsman, trajneri 32-vjeçar i skuadrës gjermane, është pyetur në konferencë për shtyp në lidhje me Coronavirusin dhe nuk e ka parë të arsyeshme të diskutojë në lidhje me të.
Përgjigja e tij ka qenë mjaft origjinale, duke lënë të kuptohet se për këtë ccështje duhet të flasin personat e duhur. “Ju nuk pyesni virologët si do luajmë ndaj Volfsburgut ?”, ishin fjalët e Nagelsman gjatë konferencës. /abcnews.al