Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një reagim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se synimi kryesor i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.
Haradinaj gjithashtu theksoi se baza e arritjeve është lufta çlirimtare e UÇK, për të cilën shprehet se ndjehet krenar.
“Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

