Rinis shembja e objekteve, kaos dhe trafik te “Astiri”

schedule08:30 - 5 Mars, 2020

schedule 08:30 - 5 Mars, 2020

Policia dhe IKMT mëngjesin e kësaj të enjte kanë rinisur sërish punën për shembjen e banesave në zonën e Astirit.

Shembjet janë pjesë e aksionit për punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, gazetari Maksi Rama raporton se nga aksioni i IKMT-së janë parashikuar të prishen rreth 25-30 godina në Unazën e  Re. Ndërkohë familjet i kane boshatisur që me 17 shkurt banesat dhe bizneset.

Në zonë ka forca të shumta policie, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke penguar edhe banorët të qarkullojnë lirshëm.

Ndërkohë në zonën e Astirit siç raporton gazetari është krijuar kaos, pasi nuk ka patur më herët një njoftim zyrtar nga IKMT se do të niste prishja e objekteve.

Trafiku është devijuar nga rreth-rrotullimi i Astirit deri tek ish-Shqiponja, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë qenë në dijeni të këtij aksioni dhe për pasojë janë bllokuar në trafik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!