Shkëndija e Struga në gjysmëfinale, Shkupi nuk ia del në Strumicë

schedule17:07 - 4 Mars, 2020

schedule 17:07 - 4 Mars, 2020

Shkëndija e Tetovës dhe Struga kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka eliminoi Rabotnickin, me gol fushe. Takimi i sotëm përfundoi në barazim 2-2, kurse i pari në Tetovë ishte mbyllur 1-1. Kuqezinjtë sot kaluan dy herë në avantazh me Nafiun dhe Ibrahimin, por vendasit u kundërpërgjigjen. Gjithsesi në fund ishte Shkëndijë që festoi kualifikimin.

Festë edhe për Strugën, që mposhti në transfertë Renovën dhe u kualifikua. Ekipi i Jeton Beqiri triumfoi me përmbysje. Florian Kadriu realizoi për Renovën, kurse vlonjati Fjoralb Deliaj barazoi shifran në fund të pjesës së parë. Cvetanovksi shënoi edhe goline dytë dhe Struga kalon në gjysmëfinale.

Vecc Renovës, u eliminuan edhe Labunishta dhe Shkupi. Nga ekipi i parë nuk pritej ndonjë mrekulli dhe sot humbi me shifrat 1-4. Kryeqytetasit nuk ia dolën të përmbysnin humbjen e parë në shtëpi kundër Akademija Pandev. Përballja mes këtyre dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al