Skënderbeu-Luftëtari dhe Partizani-Teuta janë dy nga takimet e orës 17:00 në Superiore. Korçarët do të kenë në fushë nga fillimi Pollozhanin dhe Imamin, që munguan në Shkodër prej kartonëve. Mara luan sërish titullar, kurse Dita zhvendoset në mesfushë. Nga ana tjetër, Luftëtari, pas disfatës në shtëpi me Laçin ka bërë disa ndryshime në formacion.
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Daja, Mara, Dita, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja
LUFTËTARI: Shala, Lala, Duka, Isufi, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkja, Çela, Lika, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi
Edhe pse Partizani u thye 5-1 në derbi, trajneri Adolfo Sormani ka bërë vetëm një ndryshim. I detyruar edhe ai, me Boldor që merr vendin e Bitrit të pezulluar.
Teuta vjen pa surpriza. Në vend të Kuros, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë, luan Fabian Beqja, kurse pjesa tjetër e formacionit është e njëjta që sfidoi Kukësin.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Broën, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Beqja, E. Vila, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini