Laçi-Bylisi është ndeshja e parë e javës së 25-t. Kurbinasit dhe ballshiotët përballen në Laç dhe tashmë janë përcaktuar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Laçi ka bërë vetëm një ndryshim, me Turkajn që kthehet të luajë titullar në të majtë të mbrojtjes dhe Rapo që duhet të presë mundësinë e tij.
Nga ana tjetër Bylisi në Laç ka shkuar me mungesa, pasi Shkalla është i pezulluar, kurse Goxha e Ndreca janë të dëmtuar. Janku luan titullar, ndërkohë që rikthehet të luajë nga fillimi edhe Qardaku. Shkodrani do të luajë pas Guindo, kurse Munoz e Ntephe do mbështesin nga krahët. /abcnews.al
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu.
BYLIS: Hidi, Vicente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Munoz, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan