Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Presidentit Meta, pas deklaratës se mund të shpërndajë Parlamentin.
Balla u shpreh se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit Meta për betimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, të cilin Meta e firmosi në shesh.
“E garantoj Presidentin e Republikës që do ta shqyrtojmë dekretin dhe shpresoj që të gjejmë në to argumenta që të rëbdëishëm –për tu marrë në kosnderatë”, tha Balla.
I pyetur nga gazetarja e Abc News, Esiona Konomi se nëse po marrin kohë për reflektim, pasi ditën e djeshme deputeti Adnor Shameti u shpreh i bindur se do e rrëzojnë dekretin.
Lidhur me këtë Balla tha se Shameti është deputet i shkëlqyer dhe më me shumë njohuri kushtetuese se Presidenti. Numri dy i socialistëve ka theksuar më tej se Presidenti i vjen anash Kuvendit, pasi nuk mund ta shpërndajë dot. Sipas Ballës deklarata e Presidentit është qesharake dhe nuk duhet besuar.
“Shameti është profesor i shkëlqyer. Ai është në Kuvend si deputet. Unë shpresoj që gjithë këtë inat të mos ta ketë Meta me nismëtarin, se ai është nga Skrapari. Kushtetuta dhe rregulloja e Kuvendit i ka të përcatuar rastet kur do të jetë i pranishëm Presidentit. Diskutohet nëpër studio dhe sheshe se njëri do dalë dhe do të shpërndajë Parlamentin. Republika e Shqipërisë është një republikë e pastër Parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin e Republikës. Presidenti në gjuhë popullore i vjen anash Kuvendit, për të shpërndarë atë. Meta duhet të kuptoj qartë se është nën hetim nga Kuvendi i Shqipërisë. Mos jepni më arsye për diskutim në tryezat e kafeneve se Presidenti do shpërndajë Kuvendin pas 15 marsit, kjo nuk duhet të merret fare në konsideratë . Kjo deklaratë është qesharake, mos i besoni. Por së pari ne mbështesim qeverinë për aktin normativ për paketën anti KÇK. E gjithë ky agravim i Presidentit të mos vijë nga fakti që Ilir Meta e konsideron veten si pjesë të KÇK”, u shpreh Taulant Balla. /abcnews.al

