Frikë dhe panik nga koronavirusi, Twitter urdhër të veçantë për stafin

schedule07:45 - 3 Mars, 2020

schedule 07:45 - 3 Mars, 2020

Alarmi i koronavirusit ka bërë që në të gjithë botën kompani të ndryshme të marrin masa mbrojtëse, ndër to është dhe Twitter.

Së fundmi mësohet se Twitter u ka thënë punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjiganti i mediave sociale, përmes një postimi në blog ka theksuar se është e detyrueshme që personeli në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojnë nga distanca.

Kompania gjithashtu tha se kishte inkurajuar  5000 punonjësit e saj në të gjithë botën që të mos hyjnë në punë. Kompania tashmë kishte njoftuar se po tërhiqej nga Konferenca e Mediave Jugperëndimore e këtij muaji në Texas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!