“Ritëm i çmendur, duhen 28 lojtarë për ta përballuar. Cilësia do ulet shumë”

schedule17:32 - 2 Mars, 2020

schedule 17:32 - 2 Mars, 2020

Arsenali përjetoi një eliminim befasues nga Olympiacos në Europa League dhe sonte do të tentojë rikthimin te fitorja ndaj Portsmouth, sfidë e vlefshme për një vend në çerekfinalet e FA Cup.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ka lëshuar alarmin në lidhje me kalendarin e ngjeshur. Spanjolli ankohet dhe thekson se duhet bërë diçka, përndryshe cilësia e lojës së skuadrave do të ulet shumë.

Po luhet shumë dhe intensiteti rritet nga viti në vit. Njësoj ndodh edhe me presionin, por kjo është e tepërt për futbollistët. Nevojiten 26-28 futbollistë në skuadër për të përballuar këto ritme ndeshjesh. Duhet të bëjmë diçka.

Lojtarët po dëmtohen gjithnjë e më shumë, për shkak të angazhimeve të vazhdueshme. Një kalendar kaq i ngjeshur nuk mund të zgjasë më shumë se dy vite, sepse kualiteti, në një farë pike, do të bjerë shumë“, deklaron trajneri spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!