Situata në futboll ndryshon shpejt dhe Dries Mertens pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit. Goleadori belg ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe shumë është përfolur për një largim të tij në fund të sezonit.
Gazzetta dello Sport raporton se Gennaro Gattuso e ka vendosur 32-vjeçarin në qendër të projektit të tij dhe presidenti De Laurentiis është i “detyruar” t’i ofrojë një kontratë të re. Mertens e pret një rinovim deri në verën e vitit 2022 me opsionin për një tjetër vit.
Belgu do të përfitojë një rrogë prej 4.2 milion eurosh në sezon+500 mijë euro bonuse. Mertens do të përfitojë një tjetër bonus prej 2.5 milion eurosh në momentin që do të rinovojë kontratën. Interi ishte një prej klubeve që po priste që lojtari të dilte me parametra zero, por ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit.