Armando Sadiku është një tifoz i zjarrtë i Real Madrid dhe e ka shijuar në maksimum fitoren e mbrëmjes së kaluar të skuadrës së Zinedine Zidane. “Los Blancos” mposhtën 2-0 rivalët e përjetshëm të Barcelonës dhe u kthyen në vend të parë në kampionat.
Sfida e zjarrtë u zhbllokua shumë vonë. Vinicius Junior kaloi vendasit në avantazh në minutën e 71-të, ndërsa Mariano Diaz dyfishoi në minutat shtesë. Goli i brazilianit është përjetuar shumë nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Sadiku feston si i çmenduar, teksa filmohet nga e Elona, partnerja e tij. “Golazo” ulërin nga gëzimi 28-vjeçari dhe më pas nuk mungon një shfryrje, duke përmendur fjalën shkë*dhatë. Në fund ka pak panik për pozicionin e Vinicius dhe Sadiku e mbyll me fjalët: ‘Ishalla nuk është offside‘. /abcnews.al