Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arkivol tek zyra e Kurtit, reagon Haradinaj

schedule12:39 - 2 Mars, 2020

schedule 12:39 - 2 Mars, 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar arrestimin e tre aktivistëve të AAK-së për protestën me arkivol para zyrës së shefit të qeverisë Albin Kurti.

Haradinaj tha se ai ishte një “aksion simbolik”.

Aktivistët e AAK’së vendosen sot para Qeverisë një arkivol, i cili, sipas AAK’së simbolizonte varrosjen e parimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj thotë se duke u arrestuar aktivistët që kanë kryer aksionin, Kurti po dëshmon “shkelje flagrante” të parimeve të dikurshme të tij.

“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë.

Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Haraidnaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!