Nexhipi: Biseduam me 3 trajnerë. Shehi zgjedhja e duhur, kampion dhe ambicioz

schedule11:42 - 2 Mars, 2020

schedule 11:42 - 2 Mars, 2020

Nderim Nexhipi është entuziast për të ardhmen e Kukësit. Drejtori sportiv beson fort të Orges Shehi, i cili është prezantuar momente më parë si trajneri i ri i skuadrës verilindore.

SHEHI – “Në emër të klubit i urojmë mirëseardhje Shehit. Është një kapitull i ri. Po marrim një trajner që ka eksperiencë si lojtar. E nisi si trajner te Skënderbeu. U tha që Gjici i mbështet trajnerët e ri. Nuk është rastësi kjo përzgjedhje. Morëm një trajner me ambicie. Duam titullin dhe Gesi është një kampion. Kemi rënë dakord për deri në fund të sezonit. Uroj të kemi një ecuri të mirë. Skuadra nuk është ku duhet tani. Shpresoj ta kalojmë këtë krizë, çdo ekip e kalon një periudhë të tillë. Uroj të japin të gjithë maksimumin për të arritur objektivit”.

ALTERNATIVAT – “Kemi pasur disa bisedime, ishin tre kandidatë. Vendosëm për trajnerin që është këtu. Është shkruar shumë pas largimit të Duros, të cilin e falënderojmë për kontributin. Jemi të gjithë të varur nga rezultatet. Kur nuk vijnë, ka edhe ndryshime. Kemi biseduar me disa emra që është përfolur. Të mos flasim me kë kemi folur”.

GEGA – “Ka pasur një bisedim. Pas bisedimeve me Gesin, zgjodhëm atë. Ka dalë shumë herë kampion. Është zgjedhje që kemi besim që do të jetë e duhura”.

SITUATA – “Kur ndryshohet trajneri, të gjithë janë fajtorë. Nuk është e këndshme kur ndryshon trajneri. Kemi ekip të kompletuar, që e synon titullin dhe Kupën. Presidenti Gjici ka bërë maksimumin për të ndërtuar ekipin. Ka edhe krizë, siç po ma ndodh ne duke u ndëshkuar në fund. Me trajnerin e ri do e kalojmë këtë ngërç. Uroj ta kalojmë këtë ngërç”.

BESIMI – “Nuk më tremb asgjë për trajnerin e ri. Kemi shumë besim. E di mentalitetin që do përcjellë te grupi. Kjo është shumë e rëndësishme dhe Orgesi e ka dhe do e përcjellë tek ata”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!