Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar manifestimin e sotëm të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit e ka cilësuar këtë tubim me qytetarët si “Besëlidhja e re”, ndërsa Spiropali i cilëson si “BesëLikja”.
“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale. /abcnews.al