E hëna duket se do të jetë një ditë e ngjeshur nga agjenda politike ku krahas manifestimit të paralajmëruar nga kreu i shtetit në orën 17:00, Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare.
Kuvendi do të mbidhet paraditen e kësaj të hëne në orën 10:00, ku në rendin e ditës janë problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se në seancën e kësaj të hëne nuk ka një rend të përcaktuar nuk ka projektligje për të shqyrtuar, pasi vjen pa një jave të gjelbërt që vjen pas javes të katër të çdo muaji ku nuk ka seancë dhe kuvende pasi deputetët shkjojnë në zonat përkatëse për të konstatuar problemet e zgjedhësve.
“Deri më tani janë zhvilluar deri më tani dy seanca për zgjedhësit, të cilat janë ndërprerë për shkak të tërmetit, por ajo që pritet nga deputetet e opozitës eshte që të prekin dhe mitingun e presidentit të Ilir Metës, të cilët e shikojnë të gabuar iniciativën e presidentit, i cili nëse shpërndan parlamentin ka deklaruar se nuk i njeh ato si deputetë. Në seancat e bëra më para kemi vënë re se kemi pas shumë pak problematika të shprehura”, tha gazetarja Esiona Konomi . /abcnews.al