“Opozita do të jetë pjesë e manifestimit”, Biberaj: Nëse shtyhet reforma zgjedhore, duhet të rikthehemi protestave

schedule08:11 - 2 Mars, 2020

schedule 08:11 - 2 Mars, 2020

Anëtari i Kryesisë së PD-së Aleksandër Biberaj nga ABC-ja e Mëngjesit këtë të hënë është shprehur se opozita do të jetë pasdite në Bulevard në mbështetje të kushtetutës.

Biberaj në studio me Enkel Demin ka deklaruar ndër të tjera se thirrja e presidentit është mbi palët, është një thirrje kombëtare dhe në mbrojtje të kushtetutës.

Presidenti është në rolin e vet kushtetues dhe siç e ka shprehur është i mandatuar deri në 2022 dhe e gjykoj që është një manifestim mbipolitik, interesi është më i madh se i një partie është në interes kombetar në mbrojtje të kushtetutës“, tha Biberaj.

Gjithashtu këtë mëngjes ai ka komentuar edhe reformën zgjedhore duke theksuar ndër të tjera se nëse rilindja do të kërkojë afat të shtyrjes së reformës përtej 15 marsit atëherë ne duhet patjetër që ti rikthehemi preotestave.

Me 15 mars unë mendoj se duhet të kemi një reformë që duhet të miratohet në parlament dhe nëse rilindja përpiqet që ta shtyje ne atëherë duhet ti kthehemi patjetër sërish protetsave nuk ka rrugë tjetër“, është shprehur ai.

Pjesë  nga biseda:

Opozita do të marrë pjesë në manifestimin e Ilir Meta, janë vetëm deklarata apo ka dhe organizim për të marrë pjesë?

Ka organizim për të marrë pjesë janë bërë mbledhjet me të gjithë strukturat organizative, është vënë në lëvizje për të marrë pjesë në manifestimin e sotëm në mbrojtje të kushtetutës dhe të institucioneve.

Kohët e fundit shpesh mazhoranca ka akuzuar se presidenti është në krye të opozitës?

Presidenti është në rolin e vet kushtetues dhe siç e ka shprehur është i mandatuar deri në 2022 dhe e gjykoj që është një manifestim mbipolitik, interesi është më i madh se i një partie është në interes kombetar në mbrojtje të kushtetutës. Sepse e dimë që rilindja i ka kapur të gjithë institucionet, dhe i vetmi që ka ngelur është Gjykata Kushtetuese.

Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite?

Organizimi bëhet nga presidenca dhe ne nuk dimë detaje, por dihet se është një manifestim paqësor. Natyrisht se presidenti është shprehur se sot do të fillojë demontimi i shtetit dhe për këtë do të ketë një dekret. Ne manifestuam vitin e kaluar përmes protestave të shumta që kishin një pjesmarrje të madhe dhe pse nuk patëm shumë rezultat kjo pasi ne duhet të rrinim në shtet.

Ju jeni në një tryezë bisedimesh për reformën zgjedhore që ka një afat që është 15 marsi, a do ta respektoni këtë afat apo do të kërkoni shtyrje të tij?

Me 15 mars unë mendoj se duhet të kemi një reformë që duhet të miratohet në parlament dhe nëse rilindja përpiqet që ta shtyje ne atëherë duhet ti kthehemi patjetër sërish protetsave nuk ka rrugë tjetër.

Kryeministri në kongres tha se donte 800 mijë vota

Nëse do e lejojmë ne si shqiptarë jo vetëm ne si opozitarë ai mund të kërkojë edhe 8 milionë. Pjesmarrja në 30 qershor ka qenë shumë e vogël dhe pse i vetëm ai nuk ka arritur që të sigurojë 800 mijë  vota. Është e vështirë tashmë që të lexohet ai por ai është në panik.  Ky është një manisfestim mbipolitik, pavarsisht se Meta përfaqëson të majtën ne jemi të djathtë kjo thirrje është një manifestim mbarëkombëtar nuk ka ngjyra politike dhe nuk ka një karakter politik.

Ai dje ka sjellë në vëmendje lëvizjen e dhjetorit që formoi PD-në, a ka një tendecë për të krijuar të njëjtin front?

Është detyrë e opozitës që të krijojmë një front ndaj qeverisë ka shumë të majtë që nuk e pëlqejnë më këtë qeveri. Pasi të shikojmë dhe politikat ato nuk kanë më lidhje me asgjë të majtë. Kjo qeveri është pa identitet, pa filozofi të caktuar. Është detyra jonë që të bashkojmë popullin shqiptar ndaj kësaj qeverie,dhe është e rëndësishme që të fitojmë zgjedhjet e parakohshme, zgjedhjet lokale të përsëritura dhe ato të pergjithshme. /abcnews.al