“Të mbrojmë Kushtetutën”, Presidentit Ilir Meta zbret sot në shesh

schedule07:48 - 2 Mars, 2020

schedule 07:48 - 2 Mars, 2020

Këtë të hënë në orën  17:00,  zhvillohet manifestimi i thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që ai e cilëson si grusht shteti.

Ky tubim do të zhvillohet me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku qytetarët do të lëvizin drejt përkrah institucioneve. Kreu i shtetit përmes një konference për mediat një ditë më parë ka bërë apel qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestim, që të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoza meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”.

Gjithashtu presidenti Meta ka deklaruar se ky do të jetë një manifestim paqësor.

Meta prej ditësh, ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marin pjesë në tubimin e Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!