Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ndëshkua me të kuq, Ancelotti tregon debatin me gjyqtarin e sfidës

schedule20:48 - 1 Mars, 2020

schedule 20:48 - 1 Mars, 2020

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, u pa shumë i acaruar pas ndeshjes ndaj Manchester United, sfidë e mbyllur në barazim 1-1. Strategu italian i kërkoi llogari gjyqtarit kryesor, Chris Kavanagh pas ndeshjes, për golin e anuluar të Evertonit me VAR.

“Debati me gjyqtarin? I kërkova një shpjegim për golin e anuluar me VAR. Ishte një keqkuptim dhe ai menjëherë më tregoi kartonin e kuq. Fola me gjyqtarët e tjerë dhe me Kavanagh, biseda jonë do të mbetet private.

Nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj gjyqtarit kryesor. Ishte një vendim i vështirë. Sigurdsson ishte off-side, e panë të gjithë, por ai nuk ndikoi aspak në shënimin e atij goli, as nuk e pengoi De Gean. Arbitrat e panë ndryshe, është opinioni i tyre”, tha Ancelotti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!