Kongresi i Partisë Socialiste këtë të dielë ka zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Burime për ABC News bëjnë me dije se mes 135 delegatëve të zgjedhur janë dhe emrat e ish kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan.
Sipas të dhënave nga vetë PS-ja, Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë./abcnews.al