Vera e vitit 2015 ishte momenti kur ai vendosi të lërë Europën. Andre-Pierre Gignac, pas pesë sezonesh me Marseille, pranoi ofertën e Tigres në Meksikë dhe që në sezonin e tij të parë shënoi 28 gola në kampionat.
Gjatë këtyre viteve ai ka shënuar rregullisht, por më pak se sezonin e parë. 25, 16 dhe 23 gola ka realizuar në kampionatet pasuese, ndërsa këtë vit numëron 19 gola. Francezi në orët e para të ditës së sotme madje ka shënuar tre gola.
⏱️72' | TIG 3⃣ – 0⃣ PUM
Y ahora el triplete de @10APG con su obra maestra, de tijera. ⚽️⚽️⚽️?#EstoEsTigres ?#6DecadasDeTigres ?? pic.twitter.com/6I2uWdlZQP
— Club Tigres Oficial ? (@TigresOficial) March 1, 2020
Tigres mposhti 3-0 Pumas dhe Gignac në fundin e pjesës së parë realizoi me penallti. Me të njëjtën mënyrë shënoi edhe golin e dytë, ndërkohë që rrjeta e tundur për të tretën herë ishte një kryevepër, teksa sulmuesi realizoi me një kthesë shumë të bukur. /abcnews.al
¡Golazo!#LigaMX #gignac #tigres #pumaa pic.twitter.com/yajPbomQhw
— Álvaro Morales (@AlvaritoMorales) March 1, 2020