Paniku nga koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi, rreth 3 mijë të vdekur në botë

schedule08:56 - 1 Mars, 2020

schedule 08:56 - 1 Mars, 2020

Ka shkuar në shtatë numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, së fundmi është identifikuar me virus një mësuese që jeton në Selanik.

Deri më tani, ka pasur katër raste, dy në Athinë dhe dy në Selanik, rasti i parë në Greqi ishte ai i 38-vjeçares në Selanik dhe i dyti i djalit të saj 9-vjeçar. Ndërsa rasti i tretë ishte i vendosur në Athinë. Ishte 40-vjeçari nga Marousi që ishte shtruar në spital në Atticon. Ndërsa rasti i katër është një 36-vjeçar, i cili u shtrua në spital në të njëjtin spital ku ishte edhe rasti i tretë.

Personat të gjetur pozitivë për infeksionin e ri koronavirus vazhdojnë të trajtohen në Athinë dhe Selanik dhe janë në gjendje të mirë.

Ndërkohë, situatë alarmante nga koronavirus është edhe në Itali, ku numri i viktimave ka shkuar në 29 dhe numri i të prekurve ka kaluar mbi 1 mijë.

Virusi vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor, është përhapur deri më tani në të gjitha kontinentet, duke prekur 64 shtete, duke lënë të vdekur 2980 persona dhe duke infektuar 86 985 të tjerë në mbarë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!