Neritan Novi debutoi me humbje në stolin e Luftëtarit. Bluzinjtë u mposhtën në shtëpi 0-2 nga Laçi dhe trajneri i bluzinjve analizoi takimin dhe foli për të ardhmen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Më vjen keq sot që në drejtimin tim humbi Luftëtari. Deri në minutën që u dha penalltia po luanim si të barabartë me Laçin. Shpresat tona janë të vogla, por jemi të detyruar të respektojmë kampionatin. Në Gjirokastër nuk do e ketë të lehtë asnjë nga skuadrat e Superiores. Do vazhdojmë deri në fund të bëjmë futboll.
E ardhmja? Presidenca më ka komunikuar kët ditë për vazhdimësinë dhe po mendojmë për të ardhmen. Unë do mendoj të bëj grupin për sezonin e ardhshëm në ndeshjet e radhës“, deklaron trajneri Novi. /abcnews.al