Tashmë është zyrtare. Pesë takime të Seria A janë shtyrë për një datë tjetër. Frika nga Coronavirusi ka detyruar Federatën Italiane të marrë këtë vendim për të shmangur përhapjen e gripit vdekjeprurës.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari, Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimi në “Twitter” ka zbuluar shtyrjen e ndeshjeve. Mes këtyre ndeshjeve është dhe derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, i cili do të zhvillohet në datën 13 maj.
Tashmë mbetët për tu konfirmuar dhe nga Federata Italiane. Gjithashtu të njëjtin fat do të kenë dhe takimet e tjera, të cilat nuk do të zhvillohen këtë fundjavë. Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia pritet të luhen në 13 maj. /abcnews,.al
Official: Juventus-Inter has been POSTPONED. Same for Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia. ? #SerieA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 29, 2020