Fotot e Kylie Jenner dhe Travis Scott po i bëjnë konfuz të gjithë

schedule13:09 - 29 Shkurt, 2020

schedule 13:09 - 29 Shkurt, 2020

Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.

Kylie dhe Travis shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Këto aludime i përforcoi më shumë sot Kylie Jenner, e cila çuditërisht në llogarinë e saj në Instagram publikoi tre foto me Travis.

22-vjeçarja ndau me ndjekësit foto ku shfaqej shumë pranë partnerit teksa shikoheshin me admirim shkruan Hollywoodlife

“Është një gjendje shpirtërore”- shkruan Kylie dhe rrjeti po çmendet nga këto postime.

Këto postime s’lënë të kuptosh gjë tjetër veçse që dyshja janë ribashkuar, megjithatë presim të tjera lajme nga çifti.

Travis ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së Stormi-t, ku u pa sërish shumë pranë 22-vjeçares.

Me siguri, pas periudhës së pauzës me njëri-tjetrin, akulli po shkrin sërish dhe gjërat mes tyre kanë nisur të jenë si në fillim./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!