Ajo është personazh shumë i njohur, bën jetën që mbase shumë prej nesh do e dëshironin por ekziston një person që është i paprekshëm për të: Beyoncé. Kjo është arsyeja pse Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja personale e Beyoncé- it ndoshta është mënyra e vetme për të parë një këndëvështrim tjetër jetën e një legjende të gjallë shkruan Style Caster.
Modelja e famshme po shkëlqen në sezonin e Javës së Modës në kryeqytetet kryesore të modës por mesa duket nuk i mjafton kjo karrierë.
“Dua të punoj për Beyonce. Dua të di çfarë ha ajo në mëngjes, çfarë gatuan në drekë e çfarë konsumon në darkë. Jam shumë kurioze të mësoj se çfarë serialesh pëlqen ajo dhe cilin po ndjek momentalisht” -tha Kendall duke treguar se është një fanse e zjarrtë e divës së muzikës./abcnews.al