Në zonat malore reshjet e borës po bien me intensitet. Në zonën e Pukës, në Qafën e Malit trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhir.
Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Pukës, aty po punohet për të mbajtur rrugët e hapura, por edhe për të rikthyer energjinë në disa fshatra.
Ndërkohë, sipas Autoritetit Shqiptar Rrugor, aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm, dhe bllokime te here pas hershme ka edhe ne rrugen Shkalla e Lunikut – Steblevë, aty ku dhe trashësia e borës ka arritur gjysëm metri.
Në Dibër dhe në Kukës reshjet po bien prej tri ditësh, dhe në zonat e thella ka bllokime të rrugëve rurale si dhe mungesë energjie. Kurse Rruga e Kombit mbahet nën kontroll dhe deri më tani nuk paraqet problem qarkullimi në këtë aks.
/abcnews.al