Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka pritur delegacionin e lartë që mori pjesë në lojërat olimpike dimërore në Jug. Ai bëri thirrje për vazhdimin e pajtimit dhe dialogut ndër-korean.
Lideri i Koresë së Veriut ka bërë thirrje për një zgjatje të mëtejshme të kilmës së ngrohtë të pajtimit me Jugun të mundësuar nga Lojërat Olimpike Dimërore. Kim Jong-un, bombat bërthamore dhe testet raketore të të cilit shkaktuan tension ndërkombëtar, ka falenderuar Seulin për mirëpritjen e regjimit komunist në lojërat që zhvillohen në Pejongçan.
Ofensiva sharmante e dukshme e Koresë së Veriut është drejtuar nga motra e diktatorit, Kim Yo-jong. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se SHBA është e hapur për bisedime me Penianin. Ai nuk dha sqarime të mëtejshme për këtë dhe për mediat ndërkombëtare i është referuar deklaratës së zëvendëspresidentit Mike Pence gjatë rikthimit në Uashington. “Nëse dëshirojnë të bisedojmë, do të bisedojmë”, ka thënë numri dy i Shtëpisë së Bardhë për Uashington Post.
Ndërsa pjesëmarrja e Koresë Komuniste në Lojërat Olimpike Dimërore është parë si shënim I përmirësimit të mardhënieve, ka pasur edhe shqetësime se kjo gjë ka lejuar atë të marrë një fitore në propagandë. Pas kthimit të delegacionit të lartë nga Jugu, Kim Jong-un falenderoi Seulin për prioritetin që I ka dhënë pjesëmarrjes së Penianit në lojëra. Sipas agjencisë koreanoveriore të lajmeve KCNA, ai dha instruksione të rëndësishme se sit ë zgjatet klima e ngrohtë e pajtimit dhe dialogut.
Në një imazh të pazakontë të publikuar nga agjencia, shikohet Kim Jong-un me motrën e tij dhe kreun ceremonial të shtetit Kim Yong-nam, të cilët qëndrojnë krah për krah. Kim Yo-jong, e cila mori pjesë në ceremoninë hapëse të lojërave dimërore, i dorëzoi një letër presidentit të Koresë së Jugut, në të cilën lideri I regjimit komunist i kërkonte që të vizitonte sa më parë Veriun. Kësaj ftesë Moon Jae-in iu përgjigj në mënyrë positive, duke thënë se do kërkojë krijimin e kushteve për mundësimin e vizitës.
Ndërkohë, ky afrimitet mes Koreve është parë me skepticizëm nga Japonia. “Unë jam i vetëdijshëm se disa njerëz argumentojnë se për shkak se Koreja e Veriut po angazhohet në dialog, ne duhet t’i shpërblejmë ata. Sinqerisht mendoj se kjo pikëpamje është shumë naïve. Besoj që KOreja e Veriut dëshiron të blejë kohë për të vazhduar me programin e saj bërthamor dhe raketor”, theksoi ministri i jashtëm i Japonisë, Taro Kono./abcnews.al